Francezi 'tapë' në Tiranë, merr përpara makinën dhe motorin e parkuar/ 4 këmbësorë të plagosur (FOTO+VIDEO)

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e drejtuar nga një turist francez ka përplasur një makinë dhe një motor të parkuar në rrugën e Kavajës, duke lënë të lënduar 4 këmbësorë që po kalonin aty pranë.

Po të njëjtat burime, njoftojnë gjithashtu se turisti francez po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ç'ka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë aksidentin. Të plagosur ka mbetur francezi, një turist holandez dhe një shqiptar, të ciët janë dërguar në spital.

Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/06/2019 09:43

    Shikoni sehirxhinjtë, si në vendet e lindjes. Në këto vende mblidhen robt e bëjnë sehir. Yyyyyt!

    Përgjigju
  • Xurxull: 10/06/2019 19:04

    Te arrestohet menjehere Francezi nese testi alkoolit i del mbi normen e lejuar, fundja ta benim ne ne France as do ta vriste mendjen njeri por direkt byzylyqet dhe nja 1.5 € gjobe, Te shkoje direkt perpara drejtesise.Urgjent!

    Përgjigju
    • life: 10/06/2019 21:21

      XURXULL nuk e di sa shkoll ke ose e ke shkrujtur me nxitim por gjob 1.5 euro nuk ke as ne shqiperi e fraance jo e jo.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës