Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në vijat e bardha te 'rruga e Durrësit'

Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj  të diele, ku një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po kalonte në vijat e bardha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur te rruga e Durrësit, por që fatmirësisht mësohet se këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Ndërkohë, ditën e sotme një aksident zinxhirë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës, ku u përfshinë tre automjete, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e ka menaxhuar në mënyrën e duhur sistemi shëndetësor emergjencën e krijuar nga koronavirusi?

Komento