TIRANË- Një 53-vjeçare është plagosur në "Xhamllik", gjatë përplasjes me makinë kur po udhëtonte si pasagjere në motorr.
Personi P.M., drejtonte makinën bashksë me personin që drejtonte motorrin pa targë, shqiptarin A.L. nuk kanë pasur lëndime. 53- vjeçarja M.L. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas deklaratës, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet nëse qytetarët kanë pasur autorizimin e punës për të lëvizur, pasi kanë qenë jashtë orarit të vendosur.