Mashtrim kompjuterik, kanosje e lojëra fati, 3 të arrestuar në Tiranë, ishin në kërkim

Tiranë-Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera janë arrestuar Policia informon:

-Doris Telhellari 37 vjeç, dhe Donald Telhellari, 37 vjeç, të banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar secilin, me 5 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik",

- B. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)