TIRANE - Është arrestuar njëri prej autorëve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje e ndodhur më 9 janar 2025. Në një njoftim për median policia informon se në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir, informoi sot policia e Tiranës.
Ermal Binjaku nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton të jetë dënuar për sigurim kushtesh në vrasjen e Denis Kasajt në janar 2016 në Fier ndërsa mbetën të plagosur dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.Ndërsa në korrik 2023 u arrestua teksa po lëvizte me makinë me Jurgen Zotaj në kërkim për vjedhje me dhunë.
Çfarë ndodhi më 9 janar 2025?
Telefonata e 21 vjeçares se ishte mbyllur dhe kërcënohej me vdekje alarmoi policinë e cila mesditën e 9 janarit shkoi në zonën e Asitrit dhe pasi rrethoi zonën hyri me litar nga dritarja për të nxjerrë vajzën nga apartamenti ku refuzonte të dilte. Më pas u mësua se Joni Sadikaj, i cili referohet si i dashuri i saj kishte marrë me qira ditore dy apartamente ngjitur në këtë pallat. Aty, të rinjtë, 5 djem e 3 vajza mendohet të kenë kaluar natën duke festuar me alkool e duke konsumuar kokainë.
Policia vijon punën për arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim, Joni Sadikaj, edhe ky një person i skeduar nga policia dhe Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
-
Qenka mbledhur nje tufe vrasesish te droguar dhe policia nuk kishte asnje informacion. Ndeshoni Spz dhe Opgj e zones se e kane mendjen te marrin rryshfete jo te bejne punen. O Sadik keta jane lepuj te vegjel qe do perfundojne shume shpejt neper kanale, moa kerceno se na fryn ***
Përgjigju -
Ore rini me njerzit apo doni te vdisni dhe ju
Përgjigju-
Si te quajn ty miku qe na kercenon ne komente?
-
-
Ata me te njejtin mbiemer qe jan andej na jugu kan bere shum me lek. E din tan
Përgjigju -
Kta binjaket kot bejn si cuba se ne fier Benin e kan shum frik.
Përgjigju -
Te gjithe vrases me pagese. Ja ku i ka shteti i mbarum,le ti kape
Përgjigju-
Indritin vellain e skerdit dhe ergestit
-
Ke vrane ne spanje?
-
Skerdi sina esht vellai i ergestit dhe indritit qe vran ne spanj vjet dhe e lan te dera spitalit
-











Komente
Komento