Tiranë, mbillen 390 pemë te Liqeni
Artificial, këtë sezon 4 mijë
Pemët janë mbjellë në një zonë të papyllëzuar të liqenit, si dhuratë nga “Raiffeisen Bank”. Në këtë sezon janë planifikuar të mbillen rreth 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë anembanë qytetit.
TIRANË - Pas prerjes së pemëve nga Liqeni Artificial rreth një vit më parë për shkak të punimeve në rrugën e Elbasanit, gjë që u shoqërua me protesta të ambientalistëve, Bashkia e Tiranës ka nisur sot sezonin e mbjelljes së pemëve.
Kryebashkiaku Basha ka qenë i pranishëm në mbjelljen e 390 pemëve gështenjë dhe bli, në një zonë të papyllëzuar të liqenit, të dhuruara nga “Raiffeisen Bank”. Në këtë sezon janë planifikuar të mbillen rreth 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë anembanë qytetit.
“Bëj një thirrje edhe për bankat e tjera dhe korporatat në qytetin tonë, të vazhdojnë mbështetjen në këtë proces. Mbjellja e këtyre pemëve, risia që sjellin në qytet është diçka që do të gëzohet jo për ditë e për muaj por për vite dhe dekada, brez pas brezi” – u shpreh Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se shtimi i gjelbërimit në Tiranë është domosdoshmëri dhe për këtë arsye, Bashkia e Tiranës e ka vendosur që në fillim shtimin e gjelbërimit të hapësirave të gjelbra e të pemëve në Tiranë, në krye të axhendës së saj.
“Sot, dua t’u raportoj me kënaqësi qytetarëve të Tiranës, që pak më shumë se dy vjet nga nisja e administratës sime, në qytet janë mbjellë plot 25 mijë pemë dhe dru të rinj dekorativë, nga të cilët 12 500 janë pemë dekorative anembanë qytetit. Jemi në rrugë të mbarë për të përmbushur premtimet tona. Puna do të vijojë me ritme të larta. Vetëm në arteriet e reja të qytetit, siç është bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës do të shtohen qindra, mijëra metra katrorë gjelbërim dhe dhjetëra mijë drurë dekorativë” - deklaroi kryebashkiaku Basha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
80.4%
-
Jo
16%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49