Tiranë- Mblidhet këshilli bashkiak, dikutohet për terminalin e pasagjerëve
TIRANË, 25 Qershor /ATSH/ -Këshilli Bashkiak i Tiranës diskutoi sot për projektin e terminalit të pasagjerëve, një investim prej 41 milionë euro. Projektvendimi për terminalin e pasagjerëve ishte çështja e parë e rendit të ditës për të cilën është mbledhur Këshilli Bashkiak pasditen e së mërkurës. Këshilltarët e majtë kanë shprehur qëndrimin e tyre pro […]
TIRANË, 25 Qershor /ATSH/ -Këshilli Bashkiak i Tiranës diskutoi sot për projektin e terminalit të pasagjerëve, një investim prej 41 milionë euro. Projektvendimi për terminalin e pasagjerëve ishte çështja e parë e rendit të ditës për të cilën është mbledhur Këshilli Bashkiak pasditen e së mërkurës.
Këshilltarët e majtë kanë shprehur qëndrimin e tyre pro këtij projekti, por kanë kërkuar shtyrjen e tij për të fituar më shumë kohë me njohjen e tij.
Për kreun e anëtarëve të djathtë të këshillit, Njazi Kosovrasti, projekti nuk shfaq asnjë pengesë juridike, andaj sipas tij duhet mbështetur e votuar.
Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve, do t'i jepet një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksi, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik.
Numri total i mjeteve që do t'u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete. Terminali do të ketë 340 vend-parkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit në terminal, do t'u shërbehet 60.000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve. Ndërtimi i terminalit do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të ndotjes në qytet. Afro 2500 litra nafte nuk do të digjen brenda qytetit çdo ditë, 5 - 6 tonë CO2 në ditë nuk do të emetohet në mjedis. Qyteti do të ketë 3.1 km parkim të lire, që sot zihet nga rreth 192 autobusë të linjave interurbane dhe ndërkombëtare.
Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim, duke sjellë një çlirim të trafikut. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është përllogaritur në afro 41 milionë euro, norma e brendshme ekonomike e kthimit është 20.58%, ndërsa ajo financiare është 17.2%, çka konfirmojnë fizibilitetin ekonomik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik - privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
48.9%
-
Gafë
47%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)
9 Janar, 08:41
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03