Tiranë, mbrëmë në TKOB
premiera e 'Turandot'

Tiranë, mbrëmë në TKOB<br />premiera e 'Turandot'
TIRANE- Eva Golemi, nën petkun e princeshës 'Turandot' dhe Armando Kllogjeri nën petkun e Kalafit të dashuruar pas saj sollën për publikun, mbrëmë, triumfin e dashurisë së Puçinit në operën "Turandot". Premiera u shfaq mbrëmë në skenën e TKOB-së, nën regjinë e italianit, Nicola Zorzi i cili ka sjellë një shfaqje larg përrallores, ndërkohë që ngjarjet e veprës zhvillohen në Kinën e një kohe më të vonë. Zorzi ka preferuar ti kushtojë shumë rëndësi dhimbjes që mbart opera e kompozitorit, Giacomo Puccini. Në fakt kjo është e vetmja vepër e Puccinit ku dashuria triumfon dhe fundi është i lumtur për çiftin edhe pse ka një vdekje. Kalafi, i dashuruar pas Turandot, për t'u martuar me të duhet të gjejë tre gjeagjeza. Çdo përgjigje e gabuar do të thotë vdekje. Kalafi e kalon provën, por princesha Turandot heziton të martohet më të dhe ai pranon të vdesë vetëm nëse ajo gjen emrin e tij të vërtetë, "Dashuri". Nën kostumet e Manuela Gasperoni janë ngjitur në skenën e TKOB-së për të interpretuar edhe artistët si Irini Nikolla, Sonila Baboçi, Ardian Kamberi, Armando Likaj, Erlind Zeraliu, Eriona Gjyzeli, etj. "Opera 'Turandot' është një përrallë, por ka të tjera aspekte të operas më interesante sesa përralla që janë pushteti i një gruaje mbi popullin e saj dhe dashuria që në fund e mposht këtë forcë dhe këtë pushtet të saj", është shprehuer regjisori Nicola Zorzi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg