Mbyllet tregu i gjësë së gjallë në Tiranë për shkak të mungesës së kushteve së higjienës. Burime nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal konfirmuan se mbyllja erdhi si rezultat i mungesës higjeno-sanitare dhe asaj infrastrukturore të cilat nuk ofronin as kushtet më minimale.

Pasi janë kontrolluar rreth 1300 objekte, janë lënë lëshuar rreth 600 proces verbale dhe është bërë një mbyllje definitive për tregun e gjësë së gjallë. Gjatë muajit shkurt të gjithë subjektet që janë paralajmëruar pasi janë konstauar shkelje ligjore do të riinspektohen.

Bashkia e Tiranës ka premtuar se brenda këtij viti gjedhët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytet, por do të ndërtohet një pikë për grumbullimin e tyre. ah/shqiptarja.com/