TIRANE- Polumbarët e RENA-s do të vazhdojnë sot kërkimet për gjetjen vajzës 12 vjeçare e cila dje u rrëzua aksidentalisht nga ura e Babrroit,në periferi të Tiranës, dhe ra në lumë. Aktualisht nuk ka asnjë shenjë jete për vogëlushen
Kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës. Ata pritet të vazhdojnë për gjatë gjithë lumit, pasi rrjedha e fortë e ujit, e shkaktuar dhe nga rreshjet e shiut, që kanë rënë dje, dhe kanë vazhduar gjithë natën, mund ta kenë marrë me vete, dhe ta kenë dërguar diku tjetër.
Vogëlushja 12-vjeçare Emiljana Mekaj,sapo ishtë kthyer nga shkolla, kishte ikur në shtëpi, ndërsa më pas kishte dalë së bashku me motrën e saj për të lozur me shoqet dhe shokët e saj mbi urën e improvizuar me dërrasa rreth 5 metra e lartë, kur është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë.
/Shqiptarja.com