TIRANË- Një 22-vjeçar me iniciale P.G është shpallur në kërkim, pasi ishte duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.

I riu me banim në Kosovë i  kishte premtuar 4 emigrantëve duke i marrë para se do t’i siguronte kalimin në Kosovë.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip "Audi” që e kishte marrë me qira në Kosovë.

22-vjeçari akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.