TIRANE- Një 34 vjeçar që lëvizte me makinë ndërsa në brez kishte një pistoletë është arrestuar nga policia në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Operacioni u krye nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas një informacioni të marrë.

“Shërbimet e Policisë gjate kontrollit fizik të shtetasit Mark Kola i gjetën  në brez një armë zjarri pistoletë me një  krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, informoi sot policia e Tiranës.

Ndaj 34 vjeçarit rëndon akuza "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".