Një 35 vjeçar është arrestuar pasi lëvizte i armatosur me makinë. Në pranga janë vendosur edhe dy miqtë e tij që ishin në makinë. Ndalimi i tyre është bërë në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “White" (e bardhë) u arrestua Mikel Mustafaj banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak informoi sot policia.
Po kështi në pranga u vu Enea Turja, 31 vjeç dhe Neritan Sinani, 31 vjeç, banues në Tiranë se kanë pasur dijeni dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Komento
Komente









