TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së  djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë stadiumit "Dinamo" në kryeqytet.

Dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik, e ndërsa siç shihet në videon që Report Tv sjell, zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke bërë shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për të lënduar.