Tiranë, merr flakë tregu i rrobave
pranë spitalit nr.5, s’ka të lëndua

Tiranë, merr flakë tregu i rrobave<br />pranë spitalit nr.5, s’ka të lëndua
TIRANE- Mbasditen e sotme, tregu i rrobave të përdorura në kryeqytet, pranë spitalit nr.5, është përfshirë nga flakët e zjarrit. Duke qenë së ky treg, i njohur si tregu i rrobave të përdorura, mbyllet rreth mesditës, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Flakët e zjarrit kanë qenë të përmasave të mëdha pranë spitalit të Psikiatrisë në Tiranë.
 
Të përfshira nga flakët e zjarrit kanë qenë tezgat e komunitetit rom, që shesin në këtë treg.
 
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga persona ende të panjohur.
Menjehërë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi ky treg ndodhet pranë pallatave të banuara në këtë zonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)