TIRANE- U shpërngulën nga zona e njohur si “Treni” në kryeqytet pasi barakat e tyre u dogjën dhe sot 45 familje rome trokitën në dyert e ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të drejtuar nga Spiro Ksera për të gjetur zgjidhje, por askush s’i pret. Ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve më 23 qershor nëse nuk do të zgjidhen problemet e tyre jetike.
 
“Na ka premtuar minsitri që të na vejë cezmat, drita dhe të na rregullojë dhomat tek reparti që janë pa dyer pa dritare, e të jetojmë edhe ne si të gjithë të tjerët. Po s’na rregulluan hallet që kemi nuk votojmë. Kush do na i rregullojë do ia japim votën. ”- thonë ata.
 
A1Report është interesuar pranë këtij institucioni brenda orarit zyrtar në ora 9:05 por sipas recepsionit askush nuk ndodhej aty.

Edhe pse integrimi i Romëve është një ndër kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë drejt BE-s dhe për këtë komunitet janë dhënë shumë fonde,  destinacioni i tyre mbetet mister ndërsa prej vitesh romët trokasin dyerve të institucioneve duke kërkuar kushtet minimale për të jetuar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)