TIRANË, 5 shkurt/ATSH-Z.Tosku/ - Mjekët dhe infermierët e QSUT kanë zhvilluar sot nje protestë kundër testimit të tyre.
Ata u shprehen se po luhet me dinjitetin e bluzave të bardha, qoftë me dhunën e ushtruar ndaj tyre, sic ishte incidenti i ndodhur një ditë më parë nga një pacient, i cili goditi një infermiere, qoftë nga video e skandalit në QSUT. "Dhuna verbale dhe fizike ndaj personelit mjekësor është e patolerueshme", tha mjeku Trita Kalo. Ai paralajmëroi per protestë çdo ditë në orën 11.00. /a.ke/