Tiranë/ Mjeshtri Piro Milkani dhe banorët e 3 pallateve vendosin ashensor: Kisha vështirësi në zbritjen e shkallëve, gjest fisnik nga ana e bashkisë (Video)

TIRANË-Mjeshtri Piro Milkani dhe banorët e 3 pallateve  kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit për instalimin e ashensorëve. Përmes Fondit të Komunitetit, qytetarët mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.

“Siç mund ta shikoni unë jam banor i vjetër i këtij pallati që mund të quhet në zemër të Tiranës ku jetoj këtu prej më shumë se 50 vitesh. Është sigurisht në zemër të Tiranës, por mosha bën të vetën . Unë kam arritur në një moshë që kam vështirësi në ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve duke ngjitur ushqimet dhe sendet.  Një nga vendimet më të bukura të Bashkisë së Tiranës është ai vendim që lehtëson pensionistët që jetojnë në pallate të vjetra që nuk kanë mundësi të jetojnë në pallate me ashensor. Dhe ky është gjesti më fisnik i Bashkisë së Tiranës që na mundëson dhe ne pensionistëve të jetojnë në kushte normale dhe ta ndjejnë veten si qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë”, thotë Milkani.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sinani: 30/04/2024 00:58

    Sh bukur, bravo!..mendoj që Bashkia duhet të suvatojë apo t'i veshë me sistemin kapot të gjitha Pallatet egzistues të para viteve 90 në Tiranë... t'i kryejë uniformat si rr e Durrësit psh...Kjo edhe për Pamjen e Turistët! Të mos lejojë çdo operator Tv a Telefonik të vendosë tela në ajër,por underground!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e  pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren

Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e  pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren