Një aksident me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë.

Policia është njoftuar nga një qytetarë për aksidentin ku humbën jetën Mehdi Daci dhe Beqir Huta, tw moshave 45 dhe 50 vjeç.

Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Rrugore, Shqiponja dhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave ende nuk janë nxjerr nga vendi ku ka rënë mjeti.

lajm në përditësim..