Tiranë/ Mori peng 14-vjeçarin që i rrahu të birin, qytetarët: Jemi të shokuar, prindi duhet t’i afronte fëmijët, ta zgjidhte pa dhunë

Një sherr për motive të dobëta mes dy të miturve në kryeqytet përfunduar me pengmarrje. Çlirim Sina, 50 vjeç i ati i një prej të miturve, kur ka mësuar për konfliktin e djalit të tij me një 14-vjeçar, e ka futur këtë të fundit me forcë në makinë duke i hequr lirinë për disa orë në zonën e Shkozës. Në ndihmë i ka ardhur edhe i afërmi i tij, Aleksandër Sina, 36 vjeç. Ngjarja, për opinionin publik është një kambanë alarmi për marrëdhëniet prindër-fëmijë.

“Kjo ngjarje që ka ndodhur ne të gjithëve na shqetëson, sepse prindi merr hak për fëmijën e tij. Kjo çështje mund të zgjidhej vetë, të dy prindërit të bashkoheshin dhe mund ta kishin zgjidhur problemin. Dhunë sjell vetëm dhunë dhe nuk ka asnjë të mirë”, tha një qytetar.

“Shumë gabim, ai duhet ta këshillonte, se jeni shok jeni vëllezër, dhe kështu shpëtonte ai dhe djali i tij, shumë gabim”.

“Vetëm duhet prindi të gjykojë, t’i afrojë fëmijët dhe t’i zgjidhi në mënyrë të drejtë, dhuna sot nuk duhet, është e pafalshme kur ndodh”.

Sapo u vu në dijeni të rastit të rëndë policia bëri të mundur lirimin e të miturit ndërsa Çlirim dhe Aleksandër Sina u vunë në pranga pasi akuzohen për “pengmarrje”.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot