Moti i keq dhe shkarkesat atmosferike gjatë orëve të natës, kanë bërë që nënstacioni elektrik në Kombinat të dëmtohet. Siç mund të shihni në fotot e mëposhtme, një pjesë e godinës është shembur, ndërkohë që pajisjet bashkë me transformatorin kanë pësuar djegie.
Aktualisht një pjesë e zonës së Kombinatit është pa energji elektrike.
Megjithatë punonjësit e OSHEE, kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.
Komento