TIRANË- Energjia elektrike është ndërprerë në zonën e njohur si ish-fusha e Aviacionit dhe Kodra e Diellit në Tiranë. Banorët dhe bizneset e zonës kanë denoncuar në Report Tv se janë pa energji elektrike.

Ata thonë se në këto temperatura të larta, deri në 40 gradë celsius, janë pa energji elektrike dhe nuk kanë mundësi të ndezin kondicionerët.

Report Tv u interesua pranë OSHEE-së dhe thanë se po punohet për rikthimin, pasi ka pasur avari në një fider.

Pas disa orësh është rikthyer energjia elektrike.