Një drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës pasi ndoti me zhavorr karrexhatën gjatë ecjes. Kamioni është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, teksa kalonte në Vorë.
“Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër”, thuhet në njoftimin e policisë.