72 orës pas ngjarjes policia ka arrestuar në bazë të hetimeve Kristi Sulollarin, Kristi Kajon dhe Rei Cenolli të tre 19 vjeçarë.
Burime me dije Kristi Sulollari u kap në vendin e quajtur "Tajvan" ku punonte si kamarier, ndërsa Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopojë në Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij.
Në cilësinë e provës materiale u tre të rinjve iu sekuestrua shuma prej 687.900 lekë 3 aparatë celularë, një kapele e përdorur në ngjarje si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët.
Arrestimi
Blutë e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin kundër krimeve të rënda, sektorin e Operacioneve Speciale, Komisariatin numër 1, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, 72 orë pas ngjarjes, bënë të mundur gjetjen dhe vënien në pranga të autorëve të grabitjes me armë në një bankë të nivelit të dytë në rrugën e “Kavajës” më 20 Maj të këtij viti. Sipas operacionit të koduar “YARIS”, në pranga kanë rënë tre autorët e kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë, të arrestuarit janë: Kristi Sulollari 19 vjeç, lindur në Vorë dhe banues në Tiranë; Kristi Kajo 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; si dhe Rei Cenolli 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kristi Sulollari u kap tek lokali i njohur “Tajvan” ku punonte si kamarier, Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ndërsa Rei Cenolli u kap në Voskopjë të Korçës në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Gjatë kontrollit, të tre autorëve të ngjarjes, gjatë kontrollit, në cilësinë e provës material iu gjetën dhe iu sekuestruan një shumë prej 6.879.000 lekë të vjetra (lekët e grabitura nga banka), 3 aparate celularë, një kapele e përdorur në ngjarje, si dhe mjeti tip “Toyota Yaris” me targë AA861LD, makinë kjo e cila u përdor në grabitjen e bankës për të sjellë dhe larguar autorët.
Gjithashtu, burimet thanë për “Shqiptarja.com” se vetëm pak orë pas ngjarjes më 20 maj të këtij viti, pranë filialit të bankës së grabitur, policia kishte gjetur motorrin me të cilin mendohet se autorët do të largoheshin. Po ashtu, mësohet se njëri prej autorëve kishte lënë edhe shenjat e gishtave në motor. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ”Vjedhje banke dhe arkave të kursimit”, si dhe ”Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Grabitja
Dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan mesditën e 20 Majit të këtij viti një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, teksa punonjësit e kësaj banke ishin duke kryer inventarin. Ngjarja ndodhi të “Rruga e Kavajës”, kur dy personat e armatosur morën një shumë të konsiderueshme nga banka. Fillimisht, njëri prej autorëve të ngjarjes ka qëlluar policin privat i cili ndodhej në hyrje të filialit të bankës e më pas të dy së bashku kanë hyrë në ambientet e brendëshme të saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)