Ndërkohë në pranga janë vënë dhe dy tregëtare që kishin arritur të futnin kontrabandë konfeksione në vlerë 60 mijë euro.
Tregëtarët e arrestuar janë Ramadan Tamizi 47 vjec dhe Petro Prifti 35 vjec, të dy banues në Tiranë. Konfeksionet kontrabande futeshin përmes pikave kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës ku shiteshin më pas në tregun e shumicës në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Policia siguroi informacion se dje rreth orës 14.00 dy shtetasit po transportonin pranë rrugës “5 maji” mallin kontrabandë për t’i tregëtuar në këtë vend.
- Pas kontrollit të ushtruar në magazinën e tyre që shfrytëzonin me qera u gjetën dhe u sekuestruan
- 1570 kemisha meshkujsh
- 505 pale pantollona per meshkuj
- 380 bluza per meshkuj
- 1800 cope çanta grash
- 250 canta shkolle per femije
- 170 xhupa per femije
- 350 rripa mesi
Konfeksionet e mësipërme arrijnë një vlerë tregu mbi 60 mijë euro, duke ju shmanguar kështu detyrimeve doganore (TVSH) në rreth 12000 Euro. (ns/shqiptarja.com)