Tiranë, në prokurori dorëhiqen
2 të besuarit e Ina Ramës

TIRANE - Kreu i Prokurorisë së Tiranës Sokol Malaj, si dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Sokol Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese në të njëjtën ditë, të premten, 14 dhjetor.

Kërkesa e tyre për t’u larguar nga postet që mbajnë pritet të shqyrtohet sot nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.  Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë me dije në asnjërin rast nuk bëhet fjalë për shkarkim apo largim nga detyra por për dorëheqje të kërkuar nga dy prokurorët.

TE BESUARIT E INA RAMES

Sokol Stojani dhe Sokol Malaj kanë qenë dy prej njerëzve më të rëndësishëm në organin e prokurorisë të konsideruar si bashkëpunëtorë të afërt të ish- prokurores Ina Rama.  Sapo mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Rama emëroi Sokol Malajn në krye të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa komandoi në Prokurorinë e Përgjithshme prokurorin Sokol Stojani, për hetimin e cështjes “Gërdeci”. Në 2009 Sokol Stojani u emërua drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në vend të Zamir Shtyllës i cili dha dorëheqjen. Po këtë vit Ina Rama transferon Sokol Malaj nga prokuroria e Vlorës drejt Tiranës, si kreu i këtij institucioni, pra prokurorisë së Tiranës, e cila konsiderohet një nga prokuroritë më të rëndësishme dhe më e madhja në vend.
sokol stojani, sokol malaj, ina rama
(Foto: Sokol Malaj (majtas), Sokol Stojani, Ina Rama (djathtas)

HETUAN DOSJEN E 21 JANARIT
Sokol Malaj dhe Sokol Stojani kanë qëenë du kryehetuesit e cështjes së “21 janarit” hetim i së cilës pasoi me përplasje të shumta me mazhorancën. Malaj urdhëroi firmosjen e urdhrave të ndalimit për efektivët e gardës më 21 janar të këtij viti, ndërsa urdhër ndalimet u aprovuan nga Drejtoria e Hetimit, e kryesuar nga Sokol Stojani.

PRITEN LARGIME TE TJERA
Këto janë ndryshimet e para në organin e akuzës pak ditë pas emërimit të Kryeprokurorit të ri, Adriatik Llalla. Gazetat shkruajnë sot se pritet që lëvizja e dy prokurorëve të pasohet edhe nga prokurorë të tjerë të cilët janë përzgjedhur në postet drejtuse nga zonja Ina Rama. Drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Durrësit, asaj të Fierit apo të Vlorës njihen si të besuarit apo bashkëpunëtorët e afërt të ish kryeprokurores. Ndërkohë që të martën nga Adriatik Llalla pritet të bëhen emërimet e drejtuesve të rinj në prokuroritë e rretheve.

Emri i Adriatik Llallës u propozua nga presidenti Bujar Nishani, ndërsa pas dekretimit të presidentit për emërimin e Llallës si kryeprokuror, kandidatura e tij kaloi për votim në Parlament. Llalla siguroi vetëm votat e mazhorancës dhe të Vangjel Dules, ndërsa opozita abstenoi. Në atë kohë opozita deklaroi se nuk është kundër kandidaturës së Llallës por kundër procesit. Adriatik Llalla do të udhëheqë organin e akuzës për 5 vitet e ardhshme.

(Lajmi është publikuar fillimisht më 16 dhjetor 2012, në 21: 16  dhe u përditësua në orën 7:16 të 17 dhjetor 2012)

(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)