Tiranë, nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, në gjendje të rëndë vajza tjetër! Dyshohet se janë vetëflijuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit rreth orës 19:30 dhe sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.  

Report TV mëson se kanë humbur jetën Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, ndërsa në gjendje të rëndë në spital është Blerta Josifi 34 vjeçe. Policia thotë se ngjarja është raportuar në polici nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.  Mësohet se burri i shtëpisë, i cili tani nuk jeton më ka qenë mësues dhe një ndër themeluesit e degës së dëshmitarëve të Jehovajit në Përmet.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara. Banorët e pallatit ku banonte Zhaneta me dy vajzat thonë se ishin një familje shembullore. Sipas tyre prej disa kohësh ato nuk dilnin shpesh, madje njërën prej vajzave kishin mbi dy vite që nuk e kishin parë. Ndërsa e zonja e shtëpisë, Zhaneta kohët e fundit ishte dobësuar shumë. Sipas banorëve në familjen e tyre ka shkuar edhe policia për ta ndihmuar, por i kishin thënë se 'kishin disa punë për të   përfunduar më pas do të dilnin'. Ndërsa ndihma ushqimore i është ofruar edhe nga bashkia.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Vajza dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh, trupi i saj ishte dekompozuar

Burime nga grupi hetimor për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjete vdekur bashkë me nënën e saj dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh, pasi trupi i saj ishte dekompozuar.

Ora 21:35
Nëna dhe dy vajzat nga Përmeti, prej 15 vitesh jetonin në Tiranë

Familja Josifi janë me origjinë nga Përmeti, por prej më shumë se 15 vitesh jetonin në Tiranë. Mësohet se burri i shtëpisë, i cili tani nuk jeton më ka qenë mësues dhe një ndër themeluesit e degës së dëshmitarëve të Jehovajit në Përmet.

Ora 21:28
Vdekja e nënës dhe vajzës, dëshmitë e banorëve: Ishin familje e mirë, nuk dilnin shpesh! Kohët e fundit Zhaneta ishte dobësuar shumë

Banoret e zonës në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nëna dhe vajza e saj  deklarojnë se ata kanë qenë familje shumë e mire. Prej kohës së pandemisë ato nuk dilnin shpesh. Banorët  shprehen se kishin pak kohe që nuk i kishin parë të dilnin. Zhaneta Josifi punonte si sanitare në shtëpi të ndryshme. Banorët po ashtu janë shprehen se nëna dhe dy vajzat e saj nuk kanë shfaqur shenja ekstreme të sektit fetar që ato predikonin.

"Gruaja pastronte shtëpitë. Vajzat kanë punuar, por ra pandemia dhe ishin pa punë. Unë di të them se si familje ka qenë e shkëlqyer. Burri i kishte vdekur. Kur ka ardhur në këtë lagje, burri i kishte vdekur. Vinin i shikonin motra dhe kunati", tha një banore.

"Ka qenë një familje model, e shkëlqyer dhe gjynah që patën një fund kaq të hidhur. Ishte një nënë e shkëlqyer, me dy vajza me shkollë të lartë. Vajzat dhe Zhaneta kanë punuar. Dolën nga puna dhe nuk e di pse e pësuan këtë mbyllje. Kanë mbi 2 vjet që kanë qëndruar brenda. Unë jam interesuar edhe me bashkinë, bashkia i ka sjellë ndihma. Nuk di çfarë të them. Familje me nam për të mirë, përmetarë. Njëherë i erdhi policia, i thanë policisë që ne nuk kemi ndonjë gjë, mendjen e kemi në vend, por kemi ca punë tona të brendshme që do ti zgjidhim dhe do të dalim edhe ne me shokë e shoqe. Policia ka rreth 3 javë që ka ardhur. Unë kam folur me Blertën, ndërsa Anisën kam dy vite që nuk e kam parë. Zhaneta punonte në një familje. Prej pandemisë doli pa punë. Ajo ishte dobësuar shumë shumë" tha banorja tjetër e zonës.

Ora 21:13
Drejtori i Policisë së Tiranës: Vajzat të arsimuara, ditët e fundit nuk janë ushqyer! Njëra u gjet e mbuluar me batanije dhe jorgan

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i cili ishte i paranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë ka zbuluar të tjera detaje. Sipas tij viktimat nuk kanë kanë pasur shenja dhune, por sipas Jaupit është konstatuar se ditët e fundit nuk janë ushqyer. Ai tha se vajzat janë të arsimuara.

"Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja.  Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar. Do tju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes ditët e fundit", tha Jaupaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vizi: 03/07/2020 08:17

    Pse me doemos duhet ta lidhni me gene,per te mbuluar mugjenizmin,per te taksuar ato qe per fatin e tyre te keq nuk Jane me! Realizmi shqiptar qe 3krah Pune ne nje shtepi dhe te treja pa' Pune,Kane 4 miaj pa' asnje te ardhur dhe ketavthone Ka derguar bashkua ndonje Pako makarrona qe nuk besoj do jete e vertet!me Ca do mbajne shpirtin gialle keta njerez,atyre ju duhet nje vakt per te ngrene dhe jo premtime boshe,njerezit nuk Jane as fe as rruge as beton!

    Përgjigju
    • Ema: 04/07/2020 01:28

      Seriozisht e ke ?????? Nuk eshte rasti pare qe ndodh per kte fe ky akt! Ruaj veten i nderuar! Njerezit duhet te mbeldhin mendjen, se ka vende plot me lufte e pa buk e spo veteflijohen, Zoti ju dhente paqe e me vjen keq, por thjesht njerezit duhet te heqin dore nga kjo fe idiote

  • Jehovai: 03/07/2020 06:47

    Bashkohuni mberteris se zotit ton jehova dhe mos dillni nga kulla e Rojes, jehovai do ju ringjalli me nji jet me te mirë.. seriozisht pertej shakas shteti duhet te mor masa ta mbylli ket fe idiote qe ekziston ngelen tu mor jet njerzish

    Përgjigju
  • Asllan: 02/07/2020 23:15

    Asnje sekt fetar nuk pranon veprime te tilla kunder shendetit dhe jetes. Te gjitha fete promovojne shenjterine e jetes dhe denojne veprime te tilla! Media nxitohet kur lidh kaq bindur perkatesine fetare te kesaj familjeje, sepse eshte nje lajm qe duhet verifikuar plotesisht dhe demton te gjithe komunitetin fetar. Sa anetare te ISIS kane kryer vetevrasje ne emer te Zotit? A do te thote kjo qe duhet te fajesojme komunitetin myslyman?! Kurrsesi! Duhet ti ndajme rastet e izoluara nga praktika e shendetshme dhe e moralshme e sekteve fetare. Ne keto situata jane individet qe bejne keqinterpretim te shkrimeve fetare, ose ndodh te jene ne nje gjendje shume te renduar psikologjike. Gjendje qe ka kerkuar trajtim mjekesor, por per fat te keq nuk eshte kuruar.

    Përgjigju
    • Emma: 04/07/2020 15:31

      Asnje fe e krishter nuk predikon vetevrasjen.. deshmitaret e jehovait nuk shkojn as ne ushtri sepse nuk prekin armen me dor.. absolutisht nuk abuzojn me jeten, nuk pin duhan alkol..nuk esht e mundur ne asnje menyr te vetvriten!! E duan jeten dhe njerezit!!

    • Ariu: 03/07/2020 08:26

      O Asllan, se paske dhe emer te bukur, media po raporton ate qe ka informuar Policia e Shtetit, te cilet nga ana e tyre presupozohet se e kane informacionin baze qe veteflijimi ka ndodhur per shkak te bindjeve fetare. Nese kjo provohet, pas shume raste te perseritura ne vite me Deshmimtaret e Jehovait, ata duhen te shpallen sekt fetar i paligjshem qe nxit vetevrasjen, e bashke me ta te japin dhe ty nje dru te mire qe i mbron me injorancen tende.

  • Iris: 02/07/2020 22:06

    Kjo ngjarje eshte nje realizim I trishte I shkrimeve te Migjenit :mjerimi njerezor qe shperdorohet neperkembet e perdoret per perfitime nga mashtruesa te tille si Jehovajt!Teper tragjike,kerkon zgjidhje te halleve te tua ,te mbajne me shpresa te genjeshtera e iluzione mashtruese e<<mjerimi mirefilli ndjen tradheti>>.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes