Tiranë, nis pastrimi, bashkia:
Mos hidhni mbeturina në Lanë

Tiranë, nis pastrimi, bashkia:<br />Mos hidhni mbeturina në Lanë
TIRANË – Punëtorët e bashkisë së Tiranës janë parë, paraditen e kësaj të hëne teksa kanë nisur pastrimin e disa prej segmenteve të lumit të Lanës, i cili përshkon thuajse në mes kryeqytetin shqiptar. Bashkia ka kërkuart për këtë vëmendjen e mediave televizive. Drejtoresha e Ndërmarrjes nr 2 Luzhiana Abazi tha sot për mediat se aksioni është shtrirë përgjagjë gjithë vijës së lumit për ta pastruar atë nga papastërtitë. Sipas saj, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë vendosur edhe zgara metalike përgjatë rrjedhës së lumit për të ndaluar mbeturinat të përshkojnë lumin. Abazi i ka kërkuar qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në Lumin e Lanës në mënyrë që të parandalohet situata e vështirë që ka qënë në të kaluarën.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë