Tiranë – Një çantë me kuti bosh krijon panik, policia rrethoi zonën për rreth një orë


TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/-  Një pako e dyshimtë pranë Poliklinikës numër 9 në "Rrugën e Kavajës", në zonën e 21 dhjetorit, krijoi panik tek qytetarët ndërsa dyshohej se mund të bëhej fjalë për lëndë eksplozive.
Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për pakon e dyshimtë, ndërsa menjëherë u bllokua i gjithë qarkullimi për në qendër. Pakoja është pranë kryqëzimit të rrugës së Kavajës me 21 Dhjetorin.
Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të xhenios, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikimin e pakos. Pritet që forcat e xhenios të bëjnë shpërthimin e komanduar.
Per bizneset e zonës është dhënë urdhëri për mbylljen e tyre.
Një bombë me sasi eksplozivi me fuqi dy herë më të madhe se ato që shpërthyen gjatë kësaj jave në Tirane u çaktivizua në mengjesin e së enjtes në kryeqytet, rreth ores 4:51 minuta. /vjon...

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë