TIRANE- Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë pas një sherri për motive banale në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lanabregas, komuna Dajt në Tiranë. I plagosuri, Agim Visha, është transportuar menjëherë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi janë konfliktuar, Fatos Lika ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur rëndë Agim Vishën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të Tiranës, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)