TIRANË- Një debat mes pronarit të shtëpisë dhe punëtorit të ndërtimit ka degraduar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit. 

Burime për Report Tv bëjnë se i arrestuari është Stefan Agolli. Burime pranë uniformave blu sqaruan se pasditen e së premtes, pas një konflikti të çastit 44- vjeçari qëlloi me thikë 51-vjeçarin Dashamir Lecinin

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Myslym Keta”, në kryeqytet. Në momentin e ngjarjes, Lecini ka qenë duke kryer punime në banesën e Agollit, e ndërsa ky i fundit pretendonte në dëshminë e rij se puna nuk po i bëhej siç duhej. Aktualisht 51- vjeçari, Lecini ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, i arrestuari Agolli më herët ka qenë i dënuar për veprën penale të vjedhjes, ndërsa tashmë mbi të rëndon ajo e "Plagosjes së rëndë me dashje". Një ngjarje e tillë vë në pah mungesën e sigurisë në punë, referuar edhe ngjarjes makabër që ka ndodhur disa javë më parë në një vilë në zonën e "Myslym Shyrit". Dy pronarët, vëllerëzit Griseldo dhe Albano Kusi vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj se rridhte ujë.