TIRANE-Nxënësit e klasës së dytë 'B' në shkollën 9-vjeçare 'Hasan Prishtina' në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë vendimi për të futur si gjuhë të huaj italishten, sipas tyre pa u konsultuar më parë. Prindërit thonë se vendimi është marrë pa dijeninë e tyre, ndërsa fëmijët nuk do të rikthehen në shkollë pa u anuluar vendimi.
Është marrë vendimi për gjuhen e huaj italisht pa na pyetur. Nuk i sjellim fëmijët në shkollë pa u marrë vendimi për të mësuar anglisht. Kemi bërë peticion, drejtoria nuk na ka dhënë përgjigje
Prindërit e fëmijëve
Komento
Kurse ne Shkoder Dekani i Universitet vendos gjuhe te detyruar turqishten per degen e Psikologjise e Puneve Sociale! Skandal!
Përgjigju