TIRANE - Një nxënëse në shkollën e Mesme "Eqerem Çabej" ka mbetur e plagosur aksidentalisht pas një sherri mes dy nxënësve moshatarë të saj, brenda në ambientet e shkollës.
Dy nxënës të klasës së X-të, I.XH dhe F.R, 15 vjeç, u konfliktuan me njëri-tjetrin në orën e informatikës rreth orësh 10.00. Nga konflikti mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset, J.S, e cila aksidentalisht është plagosur. Policia ka shoqëruar autorin, ndërkohë që burime të Report TV bëjnë me dije se nxënësja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri mes dy të rinjve i cili ka përfunduar me plagosjen e nxënëses, ndërsa Policia e Tiranë është shprehur se ngjarja ka qenë aksidentale pasi në konflikt janë përfshirë dy djemtë. Aktualisht me ligjin e miratuar për shkollat, këto të fundit duhet të jenë të pajisur me detektorë për sa i përket dallimit të thikave por edhe armëve të zjarrit.
Policia i ka kërkuar disa herë Ministrisë së Arsimit që shkollat dhe sidomos gjimnazet të pajisen me detektorë. Gjithashtu në shumë prej shkollave nuk ka kamera sigurie. Ligji për sigurinë publike detyron të gjitha institucionet dhe shkollat publike të pajisen me kamera sigurie, por ky ligj nuk është zbatuar. Madje edhe në rastet kur shkollat kanë kamera sigurie këto nuk janë funksionale.
(Gjimnazi Eqerem Çabej)
/Shqiptarja.com

(Gjimnazi Eqerem Çabej ku ndodhi plagosja)
Njoftimi i policisë:
Sqarim për ngjarjen në shkollën ‘Eqerem Çabej’, Tiranë.
Ngjarja gjatë ditës së sotme: Dy nxënës të klasës së X-të, I.XH dhe F.R, 15 vjeç, u konfliktuan me njëri-tjetrin në orën e informatikës rreth orësh 10.00. Nga konflikti mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e cila aksidentalisht dhe u plagos.
E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut. Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO