TIRANË- Në 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Në pranga ka rënë Artur Zhuleku, i cili pasi siguronte lëndën narkotike, e shpërndante atë në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës.
Operacioni ‘Komuna’ i zhvillua në rrugën ‘Bill Klinton’. 47-vjeçatri është ndaluar nga forcat e policisë dhe pas kontrollit i është gjetur kokaina. Zhuleku rezulton edhe pronar i një bar-kafe në zonën e ish-Bllokut.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.