TIRANË - Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit "Catch", duke kapur dhe ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bazuar në inteligjencën policore, këta persona u ndaluan dhe u dërguan përpara drejtësisë për veprat për të cilat ishin shpallur në kërkim.
B. M., 27 vjeç, u ndalua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas kishte masën e sigurimit “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
V. P., 61 vjeç, u kap pasi ishte i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Kurbinit për “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
E. Ll., 17 vjeç, u ndalua për “Vjedhja”, me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
P. V., 36 vjeç, u kap për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, i dënuar me 1 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.
N. Th., 24 vjeç, u ndalua për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i dënuar me 2 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.
'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 27 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim V. P., 61 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim, nga Gjykata e Kurbinit, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. Ll., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. V., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. Th., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.', njofton policia.
Materialet procedurale për të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
5.7%
-
Pak
86.6%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars, 14:07
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes
28 Mars, 10:44
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
Ballkaniada e MMA në Tiranë, Shqipëria siguron katër medalje ari
28 Mars, 10:08
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
-
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit
27 Mars, 09:57