TIRANE- Për gati 20 minuta një grumbull personash të mbështetur edhe nga PD u mblodhën para Piramidës për të zhvilluar një protestë kundër paketës fiskale të propozuar nga qeveria.
Nismës së Partisë Demokratike, përmes thirrjeve të deputetëve në facebook por dhe në takime iu bashkua një nga oranizatorët e protestës kundër importit të armëve kimike, Altin Goxhaj, i cili organizoi edhe protestën kundër vendosjes së fotos së ish-diktatorit Enver Hoxha ku morën pjesë pesë persona.
Protesta e cila nisi rreth orës 12;00 nuk zgjati shumë gati 20 minuta dhe nuk gjeti mbështetje te madhe,ndërsa ata që ishin aty thanë se rritja e çmimit të naftës, rritja e akcizës, rritja e çmimit të biletës së transporit urban dhe e moshës së pensionit janë arsyet që i kishin nxjerrë në protestë.
Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë socialiste që të tërhiqet nga kjo paketë fiskale. Ata kanë deklaruar se të shtunën që vjen, do të dalin sërish në shesh për të protestuar kundër çdo lloj vendimi që rëndon xhepat e tyre.
Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një prononcim për median nga shkallët e TKOB për të deklaruar mbështetjen ndaj kësaj proteste. (Redaksite e gazetave u njoftuan 30 minuta para se Basha të dilte në prononcim për deklaratën për shtyp të kreut të PD-së)
"Partia Demokratike mbështet fuqishëm çdo organizim dhe çdo protestë të çdo segmenti të shoqërisë civile, profesionistëve, të bizneseve, të pensionistëve, të cilët kanë shqetësime të ligjshme për paketën fiskale dhe buxhetin e propozuar. Ju e dini që Partia Demokratike po organizon një luftë të fortë opozitare për të mundësuar ndryshimet në këtë paketë dhe tërheqjen nga propozimet e rrezikshme që e shtyjnë vendin drejt një krize ekonomike. Padyshim këto shqetësime që kanë të bëjnë me faktin që çdo shqiptar me buxhetin e 2014 do të paguajë më shumë, dhe se jo vetëm që nuk do të ketë vende të reja pune por do të rrezikohen edhe ato ekzistuese, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike. Pra i mbështesim fuqimisht këto protesta dhe natyrisht kur Partia Demokratike të organizojë protesta do ta bëjë këtë në mënyrë të hapur dhe me thirrje të hapura."- tha Basha.
TUBIMI I KOORDINUAR EDHE NGA PD
Tubimi është koordinuar nga deputetët e Partisë Demokratike dhe disa OJF-ve. Konkretisht deputetët e opozitës filluan që mbrëmjen e djeshme duke ftuar qytetarët që të dalin në protestë nëpërmjet rrejteve sociale. Por krahas deputetëve, PD ka edhe “asin e saj nën mëngë”, Altin Goxhajn i cili mori popullaritet pas protestës kundër importit të armëve kimike. Por krahas kësaj, leja për të zhvilluar protestën sot është marrë nën emrin e shoqërisë civile dhe jo në emrin e Partisë Demokratike çka ia heq të gjitha përgjegjësitë opozitës për çdo gjë që mund të ndodh sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në krah të kryeministrisë.
BERISHA NE FACEBOOK THIRRJE PER PROTESTA
Njoftimi për këtë protestë është bërë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi se në Parlament nuk mund të kundërshtohet ky buxhet, por vetëm në protesta para kryeministrisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, Berisha rikthekson pohimin e tij që qytetarët të dalin në bulevard për të protestuar, deklaratë kjo që është bërë disa herë nga ish-kryeministri i vendit.
“Shërbimi shëndetësor falas, megamashtrimi tjetër i madh i Edi Ramës. Me ligjin që ka sjellë në Parlament, qeveria Rama-Meta jo vetëm hodhi në kosh premtimin elektoral të Ramës por bëri të kundërtën duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe çoi tavanin për rritjen e tyre në qytet. Këtij i thonë poshtërim i vërtetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim. Të gjith nesër (sot) në protestë në orën 12:00 përpara kryeministrisë”,-shkruante dje Berisha në faqen e tij në facebook.
Këtë deklaratë Berisha e bëri edhe dje gjatë tryezës së PD-së për të diskutuar mbi paketën fiskale dhe buxhetin vjetor ku pjesëmarrës ishte edhe një nga kordinatorët e protestës së sotme.
Tubimi organizohet nga “facebook”, jo nga deklaratat
Protesta e sotme e cila do të zhvillohet nga Partia Demokratike është organizuar kryesisht nga rrjetet sociale. Konkretisht, duke qenë se Partia Demokratike është një nga forcat politike e cila ka më shumë llogari në rrejtin social “facebook”, të gjitha këto llgoari herë pas herë publikonin dje nismën e Sali Berishës që qytetarët të dalin në protestë duke e bërë që të duket se kjo është një nismë qytetare dhe jo politike. Veç kësaj, duket se PD-ja po e zhvillon ndryshe këtë protestë duke marrë shembull nga tubimi kundër importit të armëve kimike.
Konkretisht protesta e zhvilluar rreth një muaj më parë u organizua e tëra nga rrjetet sociale dhe jo nga deklarata mediatike dhe mesa duket edhe partia më e madhe opozitare po ecën në të njëjtën linjë me atë. Kjo gjë dallohet më lehtë nga mënyra se si u publikua kjo nismë opozitare ku e vetmja deklaratë mediatike ishte pohimi i Berishës i bërë dje në tryezën e konsultimit që PD-ja organizoi për katër ditë me rradhë.

(Në Foto: Faksimile e lejes së policisë për zhvillimin e protestës)
Redaksia Online
(ek/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com