Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë-Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona, pasi përshtasnin ambiente për organizimin e basteve dhe lojërave të fatit online, në zona të ndryshme në kryeqytet.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë finalizuar operacioni policor i koduar "Bad spin 2".

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale përkatësisht: Ermal Çela, 56 vjeç, Julian Çela, 47 vjeç, , Valter Hajdini, 46 vjeç, Eno Flamuri, 22 vjeç, Denis Rusheku, 19 vjeç, Mario Mexhaj, 21 vjeç.

Policia bënë me dije, se një 18 vjeçar është proceduarë në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit që është bërë në një barë kafe që ai administronte janë gjetur 50 televizior të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.

‘Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. T., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar. Televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane