Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen tre të tjerë.

"Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M", informoi sot policia.

Policia sekuestroi 5 aparatet celulare dhe 1 njësi kompjuterike në cilësinë e provës materiale.

Operacioni i koduar ‘Bad spin 7’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Materialet i kaluan prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner