Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 21 vjeçar.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
K. R., 27 vjeç, A. P., 32 vjeç, G. K., 57 vjeç, Y. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. L., 21 vjeç”, informoi sot policia.
Policia sekuestroi 5 aparatet celulare në cilësinë e provës materiale.
Operacioni i koduar ‘Bad spin 6’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".
Materialet i kaluan prokurorisë.