TIRANË- OSHEE ka lënë në për gjysmë ore në errësirë të plotë Ministrinë e Brendshme dhe një pjesë të qendrës së Tiranës, por edhe biznese e ambiente shërbimi aty pranë.

Ndërprerja e energjisë ka krijuar habi edhe tek turistët e shumtë që ndodheshin në zonën e qendrës, mes tyre te Bunk’Art të cilët u shprehën se “si mungojnë dritat në qendrën e kryeqytetit”.

OSHEE informoi se shkak i ndërprerjes së energjisë u bë një avari te nënstacioni në qendër, por tashmë energjia elektrike është rikthyer. 

"Ju informojme se në kushtet e emergjencës u stakua për disa minuta nënstacioni Qendër në Tiranë.  Ekipet e OSSH morën masa të menjëhershme dhe bën të mundur rikthimin e energjisë tek zonat përreth nënstacionit", njoftoi OSHEE.