Policia Rrugore e Tiranës në javën që lamë pas ka pezulluar 249 leje drejtimi, për tejkalim shpejtësie, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të kodit rrugor.
Mësohet se janë goditur 14 raste të korrupsionit, pasi shoferët kanë tentuar të japin para që të mos gjobiten për shkeljet e kryera.
Në total, gjatë javës që lamë pas mësohet se janë vendosur në total 6,852 gjoba, me një mesatare 977 të vendosura në ditë.
Policia njofton se janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Sakaq, janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Njoftimi i Policisë
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, atyre që cenojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim, që qarkullojnë me targa të skaduara apo të një mjeti tjetër, si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.
Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 33 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.
Janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
186 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 6852 masa administrative, me një mesatare 977 masa të vendosura në ditë, konkretisht:
125 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
326 masa për parakalime të gabuara;
1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
46 masa administrative për mungesë siguracioni;
1612 masa për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
Rrugore primitive me polic qe kryejne funksionin e gjyqtarit rrugorja duhet te funksjonoje si ne BE me radare elektronik per te larguar te korruptuarit se aksidentet po shtohen dita dites.
Përgjigju