Tiranë, pako në mes të rrugës
rezulton fals alarmi për tritol VD
FOTO/Pakoja e dyshimtë që dyshohet për tritol

Tiranë, pako në mes të rrugës<br />rezulton fals alarmi për tritol VD<br />FOTO/Pakoja e dyshimtë që dyshohet për tritol
TIRANE - Një pako e dyshimtë në mes të rrugës bllokoi përreth një orë qarkullimin për në qendër, pasi u dyshua fillimisht se bëhej fjalë për lëndë shpërthyese. Pas analizimit që forcat xheniere i bënë pakos të vendosur në “Rrugën e Kavajës”, rezultoi se nuk bëhej fjalë për tritol.

Ishin qytetarët të cilët njoftuan policinë për pakon e dyshimtë, ndërsa menjëherë u bllokua i gjithë qarkullimi për në qendër. Pakoja ishte vendosur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Kavajës” me 21 Dhjetorin, pranë poliklinikës qendrore numër 9.

Ende nuk dihen personat që kanë vendosur pakon në mes të rrugës.

Duke iu referuar sulmeve të njëpasnjëshme me tritol që tronditën Tiranën në këto dy ditë, u shkëput energjia elektrike dhe u bllokuan valët telefonike në zonë, për të shmangur kështu një shpërthimit të mundshëm me telekomandë. 

kutia me logo

pakoja
(Foto: Pakoja e dyshimtë në rrugën e Kavajës) Foto të tjera

kutia me logo

kutia me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë