TIRANË - Prandalohet një krim në kryeqytet. Efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë, kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Burime nga policia thanë se, kanë arrestuar adoleshetin Serxhi Marku, i cili kishte një pistolekë me fishekë në fole, gati për të qëlluar.

Sipas policisë, 14-vjeçari Marku është arrestuar pranë Xhamisë së Xhurës, në zonën e Porcelanit në Tiranë, nga efektivët e komisariatit numër 4. Policia tha se, i mituri dyshohet se ishte nisur për të bërë një krim.

Policia tha se, kishte marrë informacione në rrugë operative për këtë ngjarje dhe ka ndaluar adoleshentin që të shkojë tek objektivi dhe të realizonte krimin.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)