TIRANË - Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një vrasje paraditen e sotme. Sipas informacioneve zyrtare është arrestuar 38-vjeçari Denis Demiri, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se po përgatitej të vriste shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie pak ditë më parë. Sipas policies, 38-vjeçari është arrestuar në një lokal pranë Maternitetit të Ri të Tiranës, ndërsa në momentin e arrestimit i është kapur edhe një armë zjarri, e mbushur me fishekë gati për qitje.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistolet "TT", me një krehër pistolete me 8 copë fishek ne të ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(aq/shqiptarja.com)