TIRANE-  Plagosje me thikë në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”, përballë gjykatës së Tiranës. Dëshmitarët në vendngjarje kanë bëtë të ditur se ka qënë një grindje e çastit motivi i kësaj ngjarje.

Pas konfliktit verbal shtetasi Janaq Papa rreth 40 vjec është goditur me thikë dhe kacavidë nga Ilirjan Baku.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq autori i sulmit Ilirjan Baku është shoqëruar në polici.

(sg/shqiptarja.com)