Pas regjistrimit të hetimit të 21 janarit, pa humbur kohë, Prokuroria e Posaçme ka ftuar më 22 korrik për të dhënë sqarime, xhaxhain dhe bashkëshorten e Aleks Nikës i mbetur të vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në 21 janar 2011 kundër qeverisë Berisha.
Për mbi 13 vjet përplasje në dyert e gjykatave dhe pas verdiktit të dhënë në Strasburg Mark dhe Rajmonda Nika do të pyeten nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi.
Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00, të hënën e datës 22 korrik. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.
Shqiptarja.com mëson se Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë ’21 janarin’. Shehu gjithashtu ka rihapur edhe dosjen e njohur si ‘Xibraka’.
Ishte gjykata e Lartë ajo që urdhëroi prokurorinë e posaçme ta regjistrojë procedimin, si një detyrim që rrjedh edhe nga vendimin i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, por nëse akuzat provohen dhe faktohet se garda është urdhëruar të kalojë nga plumbat manovër në plumba të vërtetë nga Sali Berisha apo Lulzim Basha, ndëshkimi do të jepet për të gjitha jetët e humbura, si krim shtetëror. Të afërmit e Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë ku jepet urdhëri për vrasjet shtetërore të cilën do tia vënë në dispozicion Spakut
G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
Spaku mos tē sorollatet shum por ta mari bastardin malok sali bajgēn e ta çoi nē reç.
Përgjigju