TIRANE - Partia Drejtësi, Intergim, Unitet ka vijuar takimet elektorale në Qarkun e Tiranës. Kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në zonën e “Ali Demit” ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Tiranës, zotin Tahir Muhedini. Në fjalën e tij, Idrizi renditi arritjet e Partisë që Drejtësi, Integrim, Unitet.
“Ne besojmë tek ideali jonë, ne besojmë te një parti e cila për 4 vjet ka treguar që di të jetë një parti që mbron interesat dhe kauzat e shqiptarët. Ne kemi qenë gjithmonë në ballë sa herë që cënoheshin interesat e kombit dhe interesat e dinjitetit tonë kombëtar. E kemi bërë këtë kundër Dik Martit, i cili tentote që nëpërmjet një raporti të sponsorizuar nga Serbia, të denigronte luftën e UÇK-së, një luftë e drejtë e cila solli Pavarësinë e Kosovës. E kemi bërë detyrën tonë si parti kombtariste, kur jo vetëm sensibilizuam gjithë popullin shqiptar, por ndërhymë me iniciativa ligjore duke amenduar ligjin e censusit, i cili tentonte që nëpërmjet presionit të Greqisë, vizave, pensioneve të bënte në mënyrë artificiale rritjen e grekëve të rremë në Shqipëri”,-tha ai.
Sipas Idrizit, PDIU nuk mund të linte jashtë programit emigrantët. “Për këtë arsye ne kemi propozuar që të ketë një Ministri të Diasporës, një ministri e cila do t’i qëndrojë pranë në mënyrë institucionale të gjithë problemeve që kanë sot vëllezërit dhe motrat tona në emigracion”, – tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Shpëtim Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet si partia e cila ka në themel të saj çështjen kombëtare.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com