Tiranë/ Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina! Apel shoferëve: Mos parkoni në vende që pengojnë qarkullimin (VIDEO)

Tiranë- Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në qarkullim apo që krijojnë vështirësi nëpërmjet parkimit në mënyrë të gabuar në segmente të ndryshme të kryeqytetit.

Si rezultat i monitorimeve, në zona të ndryshme të Tiranës, njoftohet se janë spostuar me mjet ngritës 15 automjete, duke e çuar numrin në 65 automjete të spostuara dhe dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore me karrotrec.

“Në vijim të masave të shtuara nga Policia Rrugore e Tiranës  në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 së bashku me  shërbimet e Komisariatit të Polciisë Rrugore Tiranë, kanë vijuar zbatimin e  planit të masave, duke shtuar monitorimet në rrugët e brendshme të kryeqytetit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të  automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjeteve të tjera dhe këmbësorëve si dhe krijojnë trafik në lëvizje për shkak të parkimit në mënyrë të gabuar”, njoftoi sot (22 Shkurt) Rrugorja.

Shërbimet e Policisë sqaruan se do të vijojnë kontrollet e tilla në të gjithë territorin e Tiranës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që “të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera” apo për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por “të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore pasi automjetet që do të konstatohen do zhvendosen me mjet ngritës në pikën e ruajtjes”.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital

Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital