Edicioni i parë i Javës së Kuzhinës italiane në botë është mbajtur këtë të enjte në Shkodër dhe në Tiranë.
I organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Zyra Kulturore e Ambasadës Italiane në Tiranë, ky event është konceptuar edhe si një ndihmë për zonat e goditura në verën e këtij viti nga Tërmeti në Itali, ku u rrafshuan qindra banesa dhe humbën jetën mbi 300 vetë.
Ambasadori italian Alberto Cutillo ka folur për Report TV rreth tragjedisë së ndodhur në këto zona dhe më pas për promovimin e traditës së kuzhinës italiane.
“Ky aktivitet është pjesë e javës së parë të kuzhinës italiane në botë që nga mbahet nga data 21 deri në 27 nëntor.
Kremtohet për herë parë kuzhina italiane, por nuk është vetëm një mënyrë për të ngrënë por për të jetuar.
Këtu në Tiranë kemi zgjedhur disa restorante italiane apo shqiptare ku gatuajnë meny nga kuzhina italiane për të paraqitur disa veçanti të saj. Kjo mbrëmje ka edhe një karakter të veçantë.
Kjo që po hamë po vjen nga zonat e goditura nga tërmeti. Është një komunikim natyrisht me atë popullsi që ka ndjerë vështirësitë e tërmetit”
Zoti Cutillo edhe pse u shpreh se një ambasadori i duhet të thotë se të gjitha vendet e Italisë kanë një kuzhinë të mirë, ai vetë preferon kuzhinën napolitane dhe flet me pasion për të.
“Si ambasador Italisë duhet të them se pëlqen kuzhina e gjithë Italisë, por duhet ta pranoj se unë jam napolitan, unë kam një ndjesi të veçantë për Napolin, por natyrisht edhe për ushqimin napolitan“.
Aktiviteti ku servireshin të gjitha prodhimet tradicionale italiane dhe disa nga pijet e zonave të Amatriçes e përreth saj u mbaj në një nga lokalet e zonë së ish-Bllokut.
[gallery]19837[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO