TIRANE- Një zjarr ka përfshirë një banesë në afërsi të tregut elektrik, rreth orës 1:00 të mesnatës. Si pasojë e flakëve në banesë, mësohet se janë lënduar 2 persona.

Babë e bir, kanë tentuar të fikin zjarrin që ka përfshirë shtëpinë e tyre dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë nga flakët e dala jashtë kontrollit.

Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur forcat e policisë, zjarrfikëses si dhe një ambulancë e cila ka bërë të mundur edhe transportimin e të lënduarve drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve e të dhënave paraprake të urgjencës së zjarrfikëses, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por, dyshohet se një shkëndijë elektrike mund ti ketë vënë zjarrin shtëpisë. Forcat zjarrfikëse vunë nën kontroll flakët dhe bënë të mundur shuarjen e plotë të tyre.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)